Ballina Vendi RENEA zbarkon në Elbasan,10 te shoqeruar

RENEA zbarkon në Elbasan,10 te shoqeruar

1

Elbasan- Forcat RENEA kanë zbarkuar në Elbasan dhe Peqin pasditen e sotme.

Objekt i kontrollit kanë qenë shtëpi dhe biznese për kapjen e të shpallurve në kërkim.

Burime bëjnë me dije se aksioni zhvillohet në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë’ ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka treguar për disa vrasje dhe autorët dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Burime jo zyrtare pohuan se deri më tani janë shoqëruar 10 persona.