Ballina Lajme Kronike Rëndohet bilanci i viktimave në Klos, ndërron jetë në spital dhe një...

Rëndohet bilanci i viktimave në Klos, ndërron jetë në spital dhe një nga të plagosurit

1

Bilanci i viktimave që tronditi Klosin këtë të mërkurë është rënduar . Mësohet se ka ndërruar jetë në spital dhe një nga të plagosurit. Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë një 17 vjeçar, i identifikuar si Danjel Hasula dhe u plagosën rëndë babai i tij dhe një tjetër person. Ndërkohë që raportohet se personi i dytë që ndërroi jetë në spital është babai i të miturit.

Autori i ngjarjes së rëndë dyshohet se është Besnik Mjeshtri. Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të vjetër që kanë pasur dy fise. Konkretisht në sherr ishin fisi Mjeshtri dhe fisi Hasula. Sherri mes tyre ka degraduar këtë të mërkurë, në mes të Klosit, jashtë një lokali.