Ballina Lajme Rehabilitimi i sistemit të kullimit në zonën e Semanit në njësinë administrative...

Rehabilitimi i sistemit të kullimit në zonën e Semanit në njësinë administrative të Topojës, një shtysë më tej për rritjen e prodhimeve bujqësore dhe rritjen ekonomike të banorëve.

1

Rehabilitimi i sistemit kullues në bashkinë e Fierit është shtrirë dhe në zonën e Semanit një zonë pjellore dhe me rendimente të larta në bujqësi dhe blegtori. Kjo punë tashmë është duke u kryer në mënyrë të vazhdueshme ashtu si në të gjithë territorin e bashkisë Fier.

Ky proces edhe në këtë zonë bujqësore synon ringritjen sa më shpejt të gjithë sistemit të kullimit të tokave bujqësore, për të garantuar rritjen e sasisë e cilësisë së prodhimit bujqësor vendas dhe sigurisht ripërtëritjen e bujqësisë, si një aset me vlerë në ekonominë tonë.

Fshati Semani është pjesë përbërëse e njësisë administrative Topojë e cila i është nënshtruar një sërë investimesh rrugore si në Sheq Marinas dhe në Topojë në brendësi të lagjeve, por edhe vazhdimin e punëve në Seman, në Grykë, Gjokalli sipas programimit nga buxheti i bashkisë.

Kjo zonë është përfituese e projektit të 16 fshatrave të fushës për furnizimin me ujë të pijshëm që fillon nga pjesa e Pishë-Poros në grykëderdhjen e Vjosës deri në fshatin më të fundit në Sektor të Semanit, që përfshijnë brenda vetes tre njësi administrative të Levanit, Dermenas dhe Topojën, por edhe zhvendosjen e vendburimit nga Pishë-Poro drejt Çervenit aty ku aktualisht janë shumica e puseve prej nga furnizohet qyteti i Fierit dhe më gjerë duke i paraprirë kështu zhvillimeve të ardhshme në zonën bregdetare.

Një tjetër projekt me rëndësi është rruga e Semanit nga hekurudha deri te pishat në bregdet të cilit i ka përfunduar një element ura e madhe mbi kolektorin e Roskovecit, ndërkohë që po punohet në qendër të Dermenasit duke qenë një shembull se si do të vazhdojë ky projekt me elementët e korsive të biçikletave, me trotuare, ndriçim nga fillimi deri në fund të tij. Ky investim shkon në rreth 20 milion euro investime./Tv Kombi/