Ballina Lajme Reforma territoriale/ PD propozon 95 bashki, si ndahet Tirana e qytetet e...

Reforma territoriale/ PD propozon 95 bashki, si ndahet Tirana e qytetet e mëdha

1

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ditën e sotme u bënë propozimet lidhur me hartën e re Territoriale.

Harta e re territoriale e njësive vendore e propozuar nga PD përmban dy nivele të qeverisjes vendore: 1. Bashkia. 2. Rajoni (Qarku).

Sekretari i PD-së, Ylli Asllani tha se në draftin e tyre do të jenë 95 bashki në total, pra 34 më shumë se janë aktualisht.

Sipas këtij drafti të propozuar nga PD, 50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe  shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale. 50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen e shërbimeve publike, bujqësore, aktivitete kulturore dhe asistencë sociale e nxitje të punësimit. Ato do t’i delegojnë funksionet e menaxhimit urban tek njësitë qëndrore mbi një bazë kontratete bashkëpunimi.

Lidhur me nivelin e dytë, PD i përmbahet konceptit të rajoneve. Fomimin e një ndarje të re rajonale me 5 rajone. Tirana, kryeqytet metropolitan me një bashki qendrore dhe 14 bashki me kopetenca të kufizuara.

“Në projektin tonë kemi 95 bashki asimetrike. Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale. 51% e bashkive janë bashki qëndrore, do të mbulojnë edhe sportin. Pjesa tjetër e bashkive do të kenë funksione të plota, por do të jenë të fokusuara te shërbimet bazë.

Lidhur me nivelin e dytë, PD i përmbahet konceptit europian të rajoneve. Rajonet do të garantojnë një harmonizim të zhvillimit makro. PD me këtë draft ka një opsion për Tiranën ndryshe nga forcat e tjera politike. PD është për një qytet metropolitan, një Tiranë me 14 bashki të vogla. Kurse politikat qëndore do ti luajë bashkia kryesore që do të jetë ajo e Tiranës.

Në Korçë kanë qenë 6 bashki, propozimi është 10 bashki, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan.

Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili.

Në Berat nga 7 bashki bëhet me 9 bashki, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku.

Në Fier nga 6 bashki bëhen 12 bashki, shtohen Golem, Ardenicë, Levan, Cakran, Fratar.

Në Elbasan nga 7 bashki bëhen 10 bashki, shtohen Shpati, Bradasheshi.

Në Tiranë nga 5 bashki bëhen 9 bashki, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në Bashki.

Në Kurbin nga 1 bashki bëhen 2 bashki, shtohet Mamurrasi.

Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi.

Në kukës nga 3 bëhen 5 bashki”, tha sekretar i PD-së Ylli Asllani.