tvkombi
tvkombi

Reforma në drejtësi, Steinmeier: Shembull për vendet e tjera

Lajme

Publikuar ne:12:18 - 01/12/2022

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme foli dhe për reformat që ka ndërmarrë vendi ynë.

Ndërsa u ndal tek reforma në drejtësi, Steinmeier u shpreh se është një shembull për vendet e tjera.

“Aktualisht ka një reformë voluminoze në drejtësi, e cila që në këtë fazë shërben si shembull në vendet e tjera. Të gjitha këto bëhen atëherë kur e di se çfarë do dhe ju shumë të nderuar e dëshironi një të ardhme të mirë për Shqipërinë dhe vendi juaj do të jetë një partner mjaft i besueshëm për shtetet anëtare të BE-së”, u shpreh Steinmeier.

Frank-Walter Steinmeier ka vizituar Shqipërinë më 1 dhjetor dhe do të qëndrojë këtu për 2 ditë, hera e parë pas 27 vitesh që një president gjerman viziton vendin tonë./Opinion.al

Ju sugjerojmë