tvkombi
tvkombi

Redaksionale nga TV Kombi/ Me informacionet tona të rrisim së bashku dëshirën për të jetuar edhe në tokën myzeqare

Lajme

Publikuar ne:17:54 - 22/11/2022

Për shumë ndjekës faqja informative e TV Kombit është shndërruar në një burim informacioni. Në fokusin tonë synojmë të përcjellim zhvillimet dhe ndodhitë në arenën ndërkombëtare, rajonale, por edhe kombëtare e lokale.

Në faqen tonë jemi përpjekur të japim sa më shumë pozitivitet për përpjekjet e pushtetit lokal për të ndryshuar sa më shumë jetën tonë në dimensionet social-ekonomike. Sigurisht, arritjet që janë pasqyruar në këtë faqe kanë pasur këtë qëllim rritjen e shpresës dhe të dëshirë së të ardhmes në tokën tonë, pasi largimi është rruga më e shkurtër, por jo zgjidhja përfundimtare.

Në lajmet tona janë pasqyruar histori suksesi të dhjetëra bizneseve të zonave rurale dhe urbane. Janë fermerë të suksesshëm dhe me emra konkretë nga të dhjetë njësitë administrative të bashkisë së Fierit. Përpunues të ullirit, grumbullues të prodhimeve bujqësore, fermerë model në mbjelljen dhe tregtimin e luleshtrydheve, domateve e specave njëkohësisht për kultivim dhe përpunim.

Nëse do të ishte gjithçka falso në materialet e pasqyruar sigurisht do të ishte gjëja më pa vlerë dhe do ta humbisnim emrin “TV Kombi”. Në këtë jetë të trazuar kemi nevojë për të lexuar me sytë tanë çfarë rruge po bën qyteti ynë, fshatrat rreth nesh.

Nëse dikur në mes pallateve luanin qentë dhe macet, sot në këndet e gjelbëruara pushojnë dhe argëtohen të moshuarit, familjarët, të rinjtë dhe fëmijët. Fieri është qendra e zhvillimeve të infrastrukturës rrugorë dhe arsimore e artistike.

Tashmë një teatër më fizionomi të rinovuar dhe një galeri arti, një qendër me plot dritë, një Gjanicë që nuk kërcënon më me përmbytje, mijëra kilometra kanalizime të vaditjes dhe kullimit, mijëra kilometra rrugë të shtruara sa në qytet dhe në zonat rurale janë çfarë kemi paraqitur në informacionet tona. Padyshim ka shumë për të bërë, pakënaqësitë do të jenë kurdoherë të pranishme dhe të pranueshme, por le të përcjellim përmes informacionit pozitivitetin që na duhet për ta shpëtuar këtë vend nga plaga e emigracionit./Tv Kombi/

Ju sugjerojmë