Ballina Bota Rebelimi i Wagner, eurodeputeti polak: Putini do të bëhet më brutal dhe...

    Rebelimi i Wagner, eurodeputeti polak: Putini do të bëhet më brutal dhe autoritar

    8

    Eurodeputeti polak Radek Sikorski është shprehur se Putini është edhe “dobësuar dhe forcuar” pas rebelimit të Prigozhin.

    Duke folur për BBC, Sikorski tha se dobësitë e Putinit u ekspozuan kur “një grup njerëzish të armatosur ishin në gjendje të kalonin mijëra kilometra të Rusisë që vështirë se sfidohej”.

    Por, Sikorski tha se udhëheqësi rus tani “ndoshta do të spastrojë ata që ai i shihte si të lëkundur”, që do të thotë se regjimi i tij do të bëhet “më autoritar dhe më brutal në të njëjtën kohë”.

    Ne presim të shohim se si do të reagojë Kremlini ndaj asaj që ka ndodhur këtë fundjavë./Opinion.al