Ballina Vendi Reagon kreu i policisë se Kosoves,per sulmin e ndodhur ne veri: Dyshohet...

Reagon kreu i policisë se Kosoves,per sulmin e ndodhur ne veri: Dyshohet se sulmi erdhi nga territori serb

1

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka bërë me dije se pjesë e forcave policore të cilat janë sulmuar në veri, kanë qenë efektivë të kombësive shqiptare dhe serbe.

Në një konferencë për media të mbajtur bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Mehmeti bëri me dije se dyshimet paraprake janë që sulmi ka ardhur nga territori serb.

“Dyshohet se sulmi ka ardhur nga 200-300 metra dhe dyshohet se ka ardhur nga territori i Serbisë. Të gjitha patrullat tona policore janë të përbëra nga komunitete të ndryshme ndaj edhe në veturat që janë sulmuar ka pasur policë shqiptarë, por edhe serbë”, deklaroi Mehmeti.