Ballina Lajme Raporti i BE-së: Frontex fshehu kthimin në mënyrë të paligjshme të emigrantëve...

Raporti i BE-së: Frontex fshehu kthimin në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia.

1

Një raport i shumëpritur nga mbikëqyrësit kundër mashtrimit të Bashkimit Evropian, për përfshirjen e dyshuar të agjencisë kufitare të BE-së Frontex në kthimet e paligjshme nga Greqia të emigrantëve në Turqi, ka arritur në përfundimin se punonjësit e agjencisë ishin përfshirë në fshehjen e incidenteve, në shkelje të “të drejtave themelore” të njerëzve.

Raporti prej 120 faqesh i Olaf u bë publik sot nga portali i lirisë së informacionit me bazë në Gjermani, FragDenStaat, së bashku me organizatat mediatike Der Spiegel dhe Lighthouse Reports.

“Drejtuesit e lartë në Frontex kryen “sjellje të pahijshme serioze dhe parregullsi të tjera” në fshehjen e incidenteve, duke mos i hetuar apo trajtuar ato në mënyrë korrekte”- thuhet në raport.

“Duke bërë këtë, ata penguan kapacitetin e Frontex për të përmbushur plotësisht përgjegjësitë e tij, përkatësisht sigurimin për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave themelore”,- thuhet në raport.

Kthimi me forcë i njerëzve përtej kufirit ndërkombëtar, pa një vlerësim të të drejtave të tyre për të aplikuar për azil ose forma të tjera mbrojtjeje, shkelin ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së.

Hetuesit e Olaf morën informacione nga burime të hapura, raporte mediatike, por edhe dokumente nga Frontex, Komisioni Evropian, si dhe intervista me 20 dëshmitarë, për të hetuar akuzat për përfshirje të mundshme dhe/ose mbulim të shtyrjeve të paligjshme dhe akuzave për sjellje të pahijshme ose parregullsi.

“OLAF arrin në përfundimin, bazuar në provat e mbledhura gjatë hetimit, se pretendimet janë të vërteta.

Ende nuk ka komente nga Frontex, apo autoritetet greke mbi raportin. Apnews