Ballina Vendi “Ramaforma do shpartallonte korrupsionin”, Meta: Qeveria është prej letre! Beteja e “Stalingradit”...

“Ramaforma do shpartallonte korrupsionin”, Meta: Qeveria është prej letre! Beteja e “Stalingradit” për të shpëtuar Shqipërinë ka filluar!

1

“Beteja e “Stalingradit” për të shpëtuar Shqipërinë ka filluar”, kështu u shpreh Kryetari i ‘Partisë së Lirisë’ Ilir Meta, gjatë një konference të zhvilluar ditën e sotme,.

Ai gjithashtu ka deklaruar se Shqipëria ka performancë më të ulët të të ardhurave.

Meta është shprehur kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka theksuar se sot qytetarët po përballen me një mafie të kalkuluar në të gjithë projektin e vet.

“Kemi të bëjmë me një mafie të kalkuluar në të gjithë projektin e vet dhe mendon se i ka futur shqiptarët në laborator dhe shohin sa do durojnë sa nuk do durojnë”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Metës:

“Nga ada e vogël marrim 200 , kjo përse , nga super korrupsioni. Sa më të varfër të jenë aq më lirë i blej thotë ai. Rritja e pagës minimale në vendin tonë është më e pakta nga vende e rajonit. Shqipëria ka nivelin më të lartë të % së rritjes së çmimeve. Kot e bëri Bordin ai, shikojeni çmimin këtu dhe atje ku bëhet luftë, për të vënë duart në kokë. Në luftën kundër korrupsionin dhe hajdutokracisë do të triumfojmë.  Niveli i varfërisë është më ritme të jashtëzakonshme. Janë 64 710 familje me ndihmë 9 mijë e 251 lekë të reja…këto janë vëllezërit tanë, motrat tona..Deyra jonë është të themi të vërtetën papushim, ndërsa ata gënjejnë papushim. As gotën e llallës nuk do ta shijojnë dot nëse nuk luftojmë. Kemi të bëjmë me një mafie të kalkuluar në të gjithë projektin e vet dhe mendon se i ka futur shqiptarët në laborator dhe shohin sa do durojnë sa nuk do durojnë. 62 mijë persona, pensionist invalid me pension mesatar 15 mijë lekë. Kemi 96 mijë pensionist të zonave rurale me pension 96 mijë lekë të vjetra. Shpejtësia tek integrimi në BE duket tek funksionimi i shtetit, tek pagat, tek shtetit social këtu duket…

Meta: Ç’tju them për borxhin publik. Këta edhe arbitrazhin e kanë kthyer në biznes. Me korrupsionin jemi lider , në rajonin tonë ne jemi absolut,. Jemi në vendin e 110. Gjatë këtyre 6 viteve të Ramafomrës që do shpartallonte korrupsionin jemi përkeqësuar me 26 apo 27 vende. Ata të shkretën duan ta fusin Shqipërinë dhe çelen negociata…Këto janë tregues të asaj se ku jemi, janë fakte dhe këto i përjeton shumica e shqiptarëve…Ata që mendojnë se kanë denoncuar dhe nuk i ka gjetur gjë, do bëjë pak burg ai aty…Mesazhi duhet të jetë i qartë, beteja e Stalingradit për të shpëtuar Shqipërinë ka filluar, të paktën për mua. E vetmja garë që kemi është ulja e korrupsionit, në këtë parti do promovohen ata që do të dalin ballë kësaj lufte.

Më tej Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se qeveria është prej letre dhe sipas tij ka punuar vetëm për të dhunuar popullin. Më tej Meta ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa nuk është kursyer edhe ndaj ish kreut të PD Lulzim Basha . Po ashtu theksoi se Partia e Lirisë do të fokusohet nga korrupsioni tek qeverisja e vendit.

” Jam këtu për tu thënë se qeveria ra prej kohësh, keni qeveri prej letre që ka dhunuar një popull zemërluan dhe syshqiponjë , një popull ilirësh, por siç e kam paralajmëruar, qeveria kur ra nga korrupsioni dhe veprimet antikombëtare, kishte zënë për fundi Lulushin që ju u përpoqët ta bënit kryeministër.
https://www.youtube.com/embed/jpJZbpm3r-c
Që ishte shitur prej kohësh për të bërë fasadë opozitën që ndante fitimet me Mafian. Kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish-partinë e vjetër, por ju ka thirrur të gjithëve atje që në 2 mars me popullin e lirisë.”, ka thënë ai.

Më tej Meta u shpreh: Dikur e kanë blerë opozitën pothuajse tërësisht dhe ju vetëdije u bëtë pjesë e atij skenari. Tani një pjesë atje bën sikur po bën opozitë, dhe ai kujton se do t’i mbajë kështu të përgjumur përgjithmonë. Revolucioni anti-korrupison është revolucioni për triumfin e lirisë. Me korrupsion u ble opozita, me korrupsion është blerë heshtja e shumë njerëzve. Çdo presion duhet të denoncohet.  Këta kanë frikë nga e vërteta sepse vjedhin shumë dhe duan të vjedhin akoma më shumë. Në të kaluarën si president kam çuar shumë denoncime. Tani ne çdo dosje që kemi çuar edhe ju si Ish-LSI çdo dosje që keni çuar dhe më këtë frymë të re, duhet ta kuptoni se kjo është betejë serioze. Me ndërhyrjen e popullit do filloj me zyrtarë të korruptuar nëse nuk do të ketë reflektim. U thoni shqiptarëve se beteja e Stalingradit për të shpëtuar të ardhmen e Shqipërisë ka filluar, qeveria ka ikur, lërini përrallat. Ata kanë shumë lekë dhe do t’i kthejnë të gjitha lekët…Këta vetëm vjedhin dhe vjedhin edhe me firmat e atyre të shkretëve që kanë vdekur. Ju kërkoj të gjithëve mobilizim total sepse për mua nuk ka pushime. Unë 25 korrikun e kam pritur që në 26 prill në mëngjes. Gjatë kësaj kohe i ka shërbyer ringjalljes së demokracisë dhe tani kam detyrën që të triumfojë opozita, për të ndryshuar sistemin dhe për t’i dhënë fuqinë popullit përmes referendumit. Pjesëmarrja në Referendum është edhe politikbërje.

(BalkanWeb)