Ballina Vendi Rama zyrtarizon rritjen e çmimit të energjisë nga ERE: Kush kalon fashën...

Rama zyrtarizon rritjen e çmimit të energjisë nga ERE: Kush kalon fashën mbi 800 KW do të paguaj më shumë

1

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar sot në Bulqizë, foli për vendimin e publikuar sot nga Enti Rregullator i Energjisë, ku u vendos që  në muajin nëntor dhe dhjetor do të aplikohet çmimi 42 lekë për fashën 800 KW/orë.

“Ne kemi vendosur një mburojë financiare që gjithë diferencën e paguan shteti, për familjet dhe biznesin e vogël. Pashë sot që ERE kishte nxjerrë një çmim tjetër, 44 nga 42, pra prapë është rrit, por ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë qoftë për familjarët qoftë për çdo biznes të vogël sepse kështu bëjmë edhe tjetrën, mbajmë inflacionin më ulët se vendet e tjera të rajonit pavarësisht se çmimet janë rritur”, tha Rama.

Rama foli edhe për gjobat për biznesin e madh, nëse kapet për herë të dytë pa faturë tatimore.

“Kanë filluar të bërtasin që po rriten gjobat, do t’i rrisim në mënyrë të ndjeshme gjobat por jo për biznesin e vogël, por ama biznesit të madh po. Mos u sill në mënyrë të kundraligjshme, do vihet gjoba tamam që të marrësh vesh, dhe këtë na kanë thënë dhe publiku në këshillimin kombëtar. Do i rrisim që mos bëjnë shmangie nga taksat”, tha ai.