Ballina Vendi Rama uron 31-vjetorin e krijimit të PS-së nga patronazhisti i thjeshtë deri...

Rama uron 31-vjetorin e krijimit të PS-së nga patronazhisti i thjeshtë deri te themeluesi Fatos Nano

1

Partia Socialiste feston sot 31-vjetorin e krijimit të saj.

Në një postim në Facebook, Kryeministri Edi Rama shkruan se urimin për ditëlindjen e PS-së ja jep të gjithëve duke nisur nga patronazhisiti më i thjeshtë e deri tek themeluesi Fatos Nano.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot #PS që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë.

Me rastin e 31-vjetorit sot do të mbahet dhe një festë në orën 19:00 në oborrin e selisë rozë. Përveç socialistëve, të ftuar të tjerë do të jenë edhe shumë personazhe të tjerë të politikës, përveç Partisë Demokratike.