Ballina Vendi Rama: Taksat e naftës nuk do hiqen, se çmimi i energjisë elektrike...

Rama: Taksat e naftës nuk do hiqen, se çmimi i energjisë elektrike nuk do të lëvizë

1

Kryeministri Edi Rama u përgjigj thirrjeve që të hiqen taksat e karburantit. Ai tha se kjo nuk do të ndodhë pasi çmimi i enrgjisë nuk do të rritet për familjarët dhe biznesin e vogël.

“Merrni sot faturën e energjisë dhe bëni një shumëzime 4 ose 5, këto ditë të fundit për të kuptuar që kjo qeveri është e kundërta e shëmbëlltyrës që shajnë dhe akuzojnë ata që protestojnë në emër të popullit e dritën e iphonëve. Shahet dhe akuzohet një qeveri me gjuhën më vulgare, kur pa bërë asnjë lloj llogarie dhe duke sajuar fakte të paqena i kërkohet të hiqet edhe taksën e naftës. Kë komunizëm do heqin këta njerëz që akuzojnë qeverinë që ngre çmimet edhe sot kur e tërë bota po përballet me rritjen e çmimeve si pasojë e luftës. Rritja e çmimeve në Paris është shumë më e lartë sot sesa ajo lloj rritje çmimi përmes një takse të veçantë që kërkonte të vinte presidenti i Francës kur morën Parisin dhe i vun zjarrin. Nuk dalin se ta zhgarravisësh sot Shqipërinë në sytë e tërë botës, duhet të mos kesh as minimumin jetik të moralit dhe arsyes njerëzore.

Taksat e naftës nuk do hiqen dhe për këtë nuk ka proteste me drita iphoni që e zhbën. Nuk do hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do rritet. Ky është thelbi i moralit dhe arsyes së kësaj zgjedhjeje. Se ata 650 mln euro në rastin më të keq që duhet ti paguajmë deri në fund të vitit nuk kemi mundësi ti paguajmë nëse mbajmë taksat më të ulëta. Kemi kontributet më të ulëta shëndetësorë e shoqërore në rajon. Jo vetëm që do ti mbajmë, por nga paketa e rezistencës sociale do ulim taksat mbi pagën por për ata që realisht kanë nevojë për mbrojtje. Si të mos faturohet kriza energjetike për asnjë familje dhe biznes të vogël”, tha Rama.

Related