Ballina Vendi Rama takim me një tjetër kampion/Vesh dorezat e boksit dhe përballet “kokë...

Rama takim me një tjetër kampion/Vesh dorezat e boksit dhe përballet “kokë më kokë” me Florian Markun

1

Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet Kryeministrisë, boksierin me famë botërore, Florian Marku, i cili do të ndeshet më 25 gusht në një duel kundër Miguel Parra Ramirez.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se ndihet i nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku.

Gjatë vizitës, Marku i dhuroi kryeministrit një palë doreza boksi, me të cilat kryeministri nuk ngurroi t’i vishte dhe të bënte foto me yllin shqiptar.z

“I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC, në një ndeshje për historinë e boksit botëror”, shkruan Rama.

Më herët kryeministri priti kampionen e Europës, Luiza Gega, të cilës i dorëzoi Kordonin me Yllin për Mirënjohje publike./Abcnews.al/