Ballina Vendi Rama shpall vendimin, çfarë do të ndodhë nesër në orën e parë...

Rama shpall vendimin, çfarë do të ndodhë nesër në orën e parë të mësimit në shkolla

2

Ora e parë e mësimit ditën e nesërme në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës do t’i kushtohet Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Vendimi i qeverisë është njoftuar nga kryeministri Edi Rama.

Nesër, më 10 qershor shënohen 144 vite nga ngjarja më e rëndësishme e historisë së shqiptarëve.

“Nesër, 10 qershor, kur bëhen plot 144 vjet nga Lidhja e Prizrenit, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat andej e këtej bjeshkëve do t’i kushtohet pikërisht asaj ditës dhe historisë së asaj lidhjeje të pavdekshme shqiptare”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2F565806408248358&show_text=true&width=500

Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar, politike dhe ushtarake që prej periudhës së Skënderbeut. Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.

Ky organizim erdhi pas marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili me shumë mundësi do t’i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, ku do të shpallnin ndarjen përfundimtare nga sundimi osman.