Kryeministri Edi Rama ka publikuar projektin 3D të Portit të Durrësit në faqen e tij në Facebook.
Rama shprehet se ditën e djeshme u hodh një hap vendimtar me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, e cila i hap rrugën një kontrate historike për ndërtimin e portit më të madh në Mesdhe.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e hedhjes së një hapi vendimtar dje, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, që hap rrugën drejt procedurës parlamentare për kontratën historike për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, falë një investimi prej mbi 2MLD USD, me mbështetjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ju uroj një ditë të mbarë.”-ka shkruar Rama.
Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar dje Memorandumin e Bashkëpunimit, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”.