Ballina Vendi Rama prezanton kandidaten në Lushnje: Dy të tjerët përfaqësojnë bravën dhe bishtin...

Rama prezanton kandidaten në Lushnje: Dy të tjerët përfaqësojnë bravën dhe bishtin e varesë

2

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lushnje. Në një takim me të rinj të këtij qyteti, kreu i qeverisë prezntoi Eriselda Sefën, si kandidate për zgjedhjet e pjesshme lokale që mbahen të dielën e 6 marsit.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka pa shigjetuar kampin tjetër politik. Kandidatin e Partisë Demokratike dhe atë të Sali Berishës, kryeministri i cilësoi si përfaqësues të “bravës dhe bishtit të varesë”.

Sot ne faktikisht jemi këtu sepse në datën 6 kemi zgjedhje në Lushnje. Dhe në datën 6 ka një palë zgjedhje ku ka disa kandidatë. Unë nuk i njoh të tjerët. Por fakti që ka marrë përsipër të përfaqësojmë bravën dhe bishtin e varesë i skualifikon një sytë e mi dhe mendoj se duhet ti skualifikojë në sytë e çdo qytetari, pavarësisht bindjeve. Përkundër Eriseldës e cila nuk është e rënë nga qielli. Ështyë një vajzë e ardhur nga kjo tokë në një rrugëtim që e ka nisur shumë vite më parë dhe në të cilin ka hedhur hapat. Pa qenë vajza e dikujt me mbiemër të famshëm, por hap pas hapi. Një vajzë e kësaj zone, e cila në këtë pak kohë që ka pasur në dispozicion ka treguar që di ti shërbejë këtij komuniteti.

Sot është me të gjithë bindjen tonë kandidatja e duhur për Lushnjen. Për të kaluar në një fazë tjetër dhe për të krijuar të frymë që ka kaq shumë nevoje çdo komunitet.

Sot të bëjmë të gjithë një përpjekje më shumë t’u themi edhe të tjerave që mbase janë mësuar të mos votojnë që kjo duhet bërë për respekt të gjithë tyre që sot nuk kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë.

Ka edhe politikanë të korruptuar dhe gënjeshtër, por kjo nuk e ven politikën dicka të keqe. Po ra në duar të mira, politika bën gjëra shumë të mira.

Natyrisht që politika i bën edhe luftërat, edhe ai agresion që shohim sot. Edhe e kundërta e tij janë dy anët e politikës.

Njërinme ka sjellë vrima e bravës dhe tjetri është një copë e bishtit të varesë. Sado të zotë të jenë nuk i duhen Lushnjes. Nuk i duhen ata persona të lidhur me të lloj politike që është ndasi, është helm, gjithçka, por jo frymëzim.

Të gjitha këto Eriselda i ka në natyrën e vet. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme për ne. Ata janë aty vetëm për interesin e tyre personal, që të dy bashkë. Dhe tërheqim për hunde dy palë parti demokratike. Njëri me doemos të kthehet dhe tjetri të mos ikë.