Ballina Lajme Rama prezanton “E-Monitorim Mobile”: Evidenton situata të parregullta të mjeteve në rrugë

Rama prezanton “E-Monitorim Mobile”: Evidenton situata të parregullta të mjeteve në rrugë

1

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një risi teknologjike në sistemin e transportit rrugor, që pritet të marrë jetë shumë shpejt. Në një postim në Facebook, teksa ka shpërndarë një video, Rama shkruan se “E-Monitorim Mobile” është një teknologji e avancuar e cila do të evidentojë çdo situatë të parregullt të automjeteve në rrugë, që nga mangësitë e dokumentacionit të mjetit, mungesën e licensave të ndryshme dhe rastet e informalitetit në transportin e mallrave apo edhe vetë udhëtarëve.

Më pas, informacioni do t’i përçohet Policisë së Shtetit dhe Task Forcës së Transportit Rrugor.

Një tjetër inovacion teknologjik pritet të marrë jetë shumë shpejt në funksion të sistemit të transportit rrugor. “E-Monitorim Mobile” është një teknologji avangardë, e cila do të evidentojë çdo situatë të parregullt të automjeteve në rrugë, që nga mangësitë e dokumentacionit të mjetit, mungesën e licensave të ndryshme dhe rastet e informalitetit në transportin e mallrave apo edhe vetë udhëtarëve. Të gjitha shkeljet do i raportohen sektorit përkatës të Policisë së Shtetit dhe Task Forcës së Transportit Rrugor përmes këtij mekanizmi të ri digjital”, shkruan Rama.

Ky projekt u prezantua si risi nga DPSHTRR, me ftesë të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ndërsa qëllimi kryesor është evidentimi transparent i situatës reale mbi mjetet rrugore që qarkullojnë.