Ballina Kuriozitete Rama podcast me Luiz Ejllin dhe Benet Becin! Këngëtari shkodran: S’merrem me...

Rama podcast me Luiz Ejllin dhe Benet Becin! Këngëtari shkodran: S’merrem me ato që thonë u bëre i majtë apo i djathtë, s’jam bukshkelës

0

Në episodin e sotëm të podvastit ‘Flasim’ kryeministri Rama po zhvillon një bisedë me kryetarin e ri të bashkisë Bente Becin dhe fituesin e BBV Albania Luiz Ejllin. Ky i fundit ka treguar edhe një herë mirënjohjen për Bente Becin, i cili e ndihmoi në një periudhë shamë të vështirë të jetës së tij.

Luiz Ejlli tha se gjithmonë është konsideruar i djathtë dhe se nuk kishte shpresa, por siç tregon ai u ndihmua nga Benet Beci. Kryeministri Rama e ngacmoi për këtë fakt, duke i thënë se e fitoi vendin e punë në kohën e qeverisjes së majtë, këngëtari shkodran tha se ai nuk merret me këtë gjë ‘i majtë apo i djathtë’ por me faktin se nuk është bukëshkelës. 

Sa i takon fitores së Benet Becit në Shkodër, Luizi tha se për herë të parë qyteti zgjodhi me mendje dhe jo me zemër.

Pjesë nga biseda

Luiz Ejlli: Kam parë Grande Fratello kur është bërë për herë të parë në Itali, para shumë vitesh. Që atëherë nuk e kam parë më. Thjesht kur më bënë ftesën për të hyrë e kam studiuar, kam parë Big Brother-at më të fortë që kanë qenë në Shqipëri plus kam parë dhe në vende të ndryshme të botës ku kanë qenë personazhet më pikante, më të fortë, më interesantë dhe jam munduar që t’i mbledh të gjithë bashkë dhe t’i fus në një, t’i fus tek vetja edhe pse e dija që mund  ta mbaja për njëfarë kohë ashtu sepse nuk ke ku shkon pa dalë vetëvetja. Por, qëllimi që kisha dhe e dija se çfarë isha duke lënë dhe nuk e dija se çfarë më priste dhe isha futur “all in” ose për të fituar o s’ka. E dija që ishte e vetmja portë ose dritare për mua për të ardhmen time, duke marrë parasysh që, po e lidh me Benetin, kur isha jashtë si çdo njeri, të gjithë kemi pasur uljet dhe ngritjet tona, unë mbeta me plotë gojën në rrugë të madhe, kam telefonuar njerëz, qoftë biznesmenë, qoftë drejtues mediash, por edhe politikanë që i kisha njohje personale…

Kryeministri Edi Rama: Mua jo…

Luiz Ejlli: Po duke marrë parasysh që gjithmonë jam konsideruar i djathtë, nuk i kisha fare shpresat se mendoja se do thonë “Ky është i djathtë”, por këto do e sqaroj më mbrapa sepse siç e thatë dhe ju, është hera e parë që flasim dhe përballë, por as në telefon e asgjë.

Kryeministri Edi Rama:  Kemi folur me diçka tjetër, por do ta sqarojmë më mbrapa.

Luiz Ejlli: Ajo nuk është e folur. Ajo ka qenë periudha kur ju i kishit vendosur qëllim vetes t’i kthenit përgjigje të gjithë shqiptarëve dhe është pak e vështirë. Telefonova zotërinë që kam përballë dhe më tha “Hajde”. Kam shkuar tek KESH-i, në atë kohë Beneti ishte administrator i KESH-it. E takova, më tha me thuaj çfarë problemi ke dhe i thashë që jam pa punë, në rrugë të madhe, kjo është CV-ja ime, këto janë aftësitë e mia. Nëse është e mundur për një vend pune dhe më tha që do shoh kur të bëhet audicioni i parë, ku të jetë, të ftoj të vish dhe uroj ta fitosh. Për hir të vërtetës, e fitova dhe u futa dhe jam shumë mirënjohës. 

Kryeministri Edi Rama: Domethënë, në kohën e qeverisë së majtë?

Luiz Ejlli: Pse do ta lidhësh gjithmonë?

Kryeministri Edi Rama: The që nuk mora se isha i djathtë, por në punë qenke futur në kohën e qeverisë së djathtë.

Luiz Ejlli: Unë isha në punë edhe në kohën e të djathtës, por mbeta pa punë dhe më futi zotëria në fjalë dhe i jam shumë mirënjohës. Për ata që thonë “Luiz, u bëre i majtë, i djathtë, i mesëm” me këto nuk merrem, nuk merrem me këtë pjesë. Unë nuk jam bukëshkelës, unë vlerësoj individin, vlerësoj njeriun dhe në këtë rast është Beneti.

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka nevojë të na shpjegohesh se nuk je në hetuesi. Doja thjesht të dija episodin si ndodhi meqë gjithë në këtë informacionin që kam marrë nga shërbimet, këtu del që ke thënë që Beneti ishte njeriu që t’u gjend në moment të vështirë.

Luiz Ejlli: Absolutisht që po.

Këngëtari Luiz Ejlli, fitues i BBV Albania në pocastin e radhës me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë së Shkodrës Benet Becin, tha se për herë të parë qytetarët shkodranë votuan me tru dhe jo me zemër. Kjo pasi për herë të parë pas 32 vitesh në Shkodër u zgjodh një kryetar bashkie nga radhët e Partisë Socialiste.Pjesë nga bisedaKryeministri Edi Rama: Benet, Luizi nuk paska parë Big Brother përveç Grande Fratello kur ka qenë i vogël dhe ka studiuar para se të hyrë aty, domethënë është futur në rol dhe çoroditi gjithë dynjanë që kanë kujtuar se ky është ai po në fakt ky është dikush tjetër. Në rastin tënd, ti e kishe parë ndonjëherë në ëndrrën tënde më entuziaste që një ditë mund të ishe kryetari i bashkisë së Shkodrës?Benet Beci: Jo, nuk e kisha parë në fakt, por është e vërteta është që gjithë kohën, ju e dini, puna që kam bërë unë ka qenë që ne punonim me kryetarët e bashkive që investoheshin nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ajo që shikoja se çfarë bënim gjithë kohën ka qenë gjithmonë një refleksion pas saj “Po si i bëhet që të bëhet dhe në Shkodër?”Kjo është në fakt një ndjesi që çdo njeri e ka, kur ti shikon që po bëhet dhe në gjithë skemat e mendimit tim, kur ne bënim këtë punë nëpër Shqipëri bashkë edhe më parë, ka qenë gjithmonë, “Po mirë, kush është skema dhe si mund të arrijë një ditë që atë që po bëhet gjithkund, të bëhet në Shkodër?” Kurrë nuk e kam menduar me një fitore por gjithë kohën që të gjej mekanizmin, sesi duhet të jetë mekanizmi që Shkodra të bëhet si të tjerat ka qenë gjithmonë mendimi im i dytë pas çdo pune që kemi bërë bashkë edhe kur kemi qenë në çdo vend tjetër.Kështu që, nuk e di, mendoj se, nuk di si ta shpjegoj gjithë këtë, por është një kohë e gjatë e refleksionit dhe mendimit për të ardhur tek kjo punë pa e menduar se do vinte kështu, por unë mendoj shumë që ishte i domosdoshëm për të ardhmen. Luiz Ejlli: Unë them se është hera e parë që Shkodra ka zgjedhur me tru, me mend e jo me zemër, kanë votuar me mend. Ka parë Benetin dhe ka parë Shkodrën, ka parë ecurinë e Shkodrës 30 e disa vjet dhe ka thënë “Pse jo, çfarë kemi për të humbur? Jemi në këtë gjendje që jemi sot, pse jo?