Ballina Vendi Rama paralajmëron për krizë energjitike“Nuk kemi arritur të blejmë të gjithë sasinë...

Rama paralajmëron për krizë energjitike“Nuk kemi arritur të blejmë të gjithë sasinë e energjisë që kishim nevojë”

1

Kryeministri Rama nga Pogradeci ku zhvilloi një takim me gjithë kryebashkiakët ka paralajmëruar se mund të vijë dita që mund të përballemi me mungesë energjie pasi Shqipëria nuk ka mundur të blejë sasinë e nevojshme.

Megjithatë ai theksoi se qeveria do të vijojnë financimin nga buxheti i shtetit në mënyrë që mos preket fatura e qytetarëve.

Rama: Shitej 492.7 euro, çmimi tavan 600 euro. Sot është shitur midis 90 dhe 98 euro.

Ajo që ka ndodhur sot është që ne nuk kemi arritur të blejmë të gjithë sasinë që kishim nevojë.

Kjo shtë sfida e nevojshme. Kush thotë dua investime, duhet të ketë parasysh që ne këtë diferencën e tmerrshme mes 90 dhe 600 do ta paguajë buxheti i shtetit që mos e paguajnë bizneset e vogla.

Unë e kam thënë që ditën e parë që nëse do vijë dita që ne do duhet ta prekim energjinë dhe tu themi fatura tu rrit aty do fillojnë ta kuptojnë se çfarë do të thotë kjo kohë që jetojmë dhe fakti që kjo nuk ndodh është sepse qeveria jonë nuk po e lë të ndodhë.

Në momentin që do vijë kjo gjëja e tmerrshme me të cilën përballemi çdo mëngjes duke parë çmimet që rriten, dhe do futet në shtëpi të gjitha të tjerat do harrohen. Kjo të merr frymën.