Ballina Lajme Rama nga Fieri: Nga asnjë fermerë me NIPT, sot kemi 82 mijë...

Rama nga Fieri: Nga asnjë fermerë me NIPT, sot kemi 82 mijë që paguajnë zero taksa! Bëhuni bashkë të përfitoni nga fondet e huaja.

1

Me fermerët në Fier, kryeministri Edi Rama u kërkoi që të gjithë të angazhohen së bashku në mënyrë që të përfitojnë nga fondet e huaja përmes AZHBR-së si dhe të mos lënë tokat djerrë. Duke përmendur disa nga investimet e bëra për fermerët dhe përfitimi nga nafta falas, Rama tha se nga asnjë fermer me NIPT sot janë 82 mijë të tillë të regjistruar që nuk paguajnë asnjë taksë.

“Sot kemi 82 mijë fermerët të regjistruar jeni të vetmit në rajon dhe Europë që nuk paguani asnjë taks zero, pasi ende nuk është koha për të kërkuar taksa nga ju. Qeveria nuk ndërton pika grumbullimi, por uluni me kryetarin e bashkisë dhe bëni një aplikim të përbashkët për të marrë mbështetje nga fondet evropiane përmes AZHBR dhe është e juaja të punoni”, tha Rama.

Rama foli edhe për investimet në fshat, ku theksoi se të gjitha investimet në rrugë bëhen në funksion të prodhimit dhe potencialit turistik.

“Kemi ende segmente rrugësh në funksion të bujqësisë brenda për brenda për të bërë, por kur më thonë që s’ka rrugë në fshat, po si s’ka rrugë në fshat? Sigurisht që ka rrugë të pabëra, por ne kemi bërë ndërhyrjet ne funksion të prodhimit dhe turizmit, aty ku janë tokat dhe është puna dhe ku mund të krijohet punë më shumë janë bërë rrugët”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij nuk munguan edhe akuzat ndaj opozitës. Duke folur për rastin e vdekjes së 32-vjeçarit pas shoqërimit në komisariatin e policisë në Tiranë, Rama tha se opozita po luan rolin e hienave që shqyejnë kufomën në sytë e miletit.

“Ata që kërkojnë fajtorë, ne i kemi ku thërret qameti nga mendja e kokës, njerëz pa asnjë lloj kodi, hiena të cilët arrijnë derisa të shqyejnë në televizor nga mëngjesi në darkë kufoma duke bërë çmos që të ngrenë tymnajë, tensione dhe më pas zjarrin e urrejtjes ndaj policisë së shtetit. Si mund të besohen këta hiena kur janë në gjendje të kthejnë përmbys një vdekje, kur marrin një kufomë ta shqyejnë në sytë e miletit”, tha Rama.

Duke e konsideruar si opozitën e rublave, Rama foli edhe për votën pro rezolutës së Dick Martyt të PD në kohën kur ishte në pushtet Sali Berisha.

“Si e votoi PD raportin e iniciuar në Moskë duke i vendosur damkën shqiptarëve si trafikues organesh?”, tha ai.