Ballina Vendi Rama në Ukrainë: Do të ndërtojmë bllok banesash për familjet në Irpin

Rama në Ukrainë: Do të ndërtojmë bllok banesash për familjet në Irpin

1

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Verriut, do të ndërtojnë një bllok banesash në qytetin e Irpin në Ukrainë, e cila është dëmtuar nga lufta.

Deklaratën, kreu i qeverisë shqiptare e dha këtë të mërkurë nga Kievi, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodimir Zeleski dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

“Sot patëm mundësinë të shohim nga shumë pranë Irpinin dhe jam vërtet i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë, për të bashkuar përpjekjet dhe për të ndëruar një bllok secili prej vendeve, ndërtesën e tij për familjet dhe fëmijët e Irpinit. E di që Bashkimi Europian dhe shumë të tjerë janë pjesë e kësaj përpjekjeje, por le ta bëjmë në mënyrë ballkanike, pa burokraci”, tha Rama

Ndër të tjera, Rama shtoi se Shqipëria mbështet kërkesën e Ukrainës për dhënien e statusit kandidat nga Bashkimi Europian, ndonëse nënvizoi se është i pakënaqur me procesin e integrimit të Shqipërisë

“Shprehim mbështetjen e plotë të idesë suaj dhe kërkesës suaj që Bashkimi Europian t’i japë Ukrainës statusit e vendit kandidat. Natyrisht, ne nuk jemi të kënaqur me BE-në, por jemi të angazhuar ndaj rrugëtimit europian për shkak të së ardhmes së brezave të ardhshëm. E kuptojmë plotësisht këtë kërkesë të Ukrainës dhe keni mbështetjen tonë për këtë”, theksoi kryeministri.

Rama u shpreh se Shqipëria është e privilegjuar që si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, t’i japë zë tryezës për shqetësimet dhe kërkesat e popullit ukrainas.