Ballina Vendi Rama: Në Tiranë protesta më e turpshme në këto 30 vite, nga...

Rama: Në Tiranë protesta më e turpshme në këto 30 vite, nga Brukseli më shkruan të shqetësuar e më thanë se Rusia ka shpresë të madhe te protestat ekonomike në vendet e NATO-s

1

Një protestë të ‘turpshme’ që nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri dhe as nuk do të ndodhë e ka konsideruar kryeministri Edi Rama reagimin e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Për të 6 ditë me radhë, qytetarë në Tiranë, por edhe qytete të tjera të vendit janë ngritur në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve, por kryeministri thekson se nuk ka vend kjo protestë kundër qeverisë ‘që as nuk e nisi e as nuk mund ta ndalojë luftën në Ukrainë’.

“Ka pasur edhe protesta të dhunshme, ka pasur edhe protesta që kanë degraduar në një formë e në një tjetër, por protestë më të turpshme se kjo s’ka pasur edhe as nuk do të ketë ndonjëherë. Për çfarë protestohet sot? Kundër kujt protestohet? Të gjitha vendet që po e përjetojnë me të njëjtin shqetësim kërcimin e çmimeve, por po protestojnë kundër agresionit rus mbi Ukrainën, askush nuk ka protestuar kundër qeverisë së vet. Çdo qeveri mund të ketë 1 mijë arsye për të protestuar kundër saj, por nuk mund të protestohet kundër qeverisë për shkak të pasojave të një lufte që nuk ka nisur kjo qeveri e nuk ndal dot kjo qeveri. Një prej protestuesve tha ‘nuk duhet ta lëmë këtë rast të shpëtojë, se po shpëtoi edhe kësaj here, nuk e kapim dot më’. Po çlidhje ka qeveria e Shqipërisë me rritjen lineare të çmimeve në të gjithë botën”, tha Rama.