Ballina Vendi Rama: Kemi shtuar mbështetjen me naftë për fermerët!

Rama: Kemi shtuar mbështetjen me naftë për fermerët!

1

Kryeministri Rama është thirrur në interpelancë nga PD në Kuvend. Mes të tjerash ai foli edhe për mbështetjen e fermerëve nga situata e krijuar.

Edi Rama: Paketa e rezistencës sociale bën të mundur furnizimin me naftë. Adresohen nevojate e parashtruara përmes aplikimeve për fermerët. Skema ka edhe një tjetër efekt pozitiv, por rrit në mënyrë të ndjeshme formalizimin dhe po ndihmon që të zgjerohet gjithë kapaciteti i inventarit të shtetit për tokat, fermerët e fermat. Një gjë dua të thkesoj që e konsideroj të rëndësishme. Dëgjova një gjë nga komentet e deputetit, i referohem sepsefoli me shifra, shifrat ishin të sakta, por duke e konsideruar të padrejtë faktin që subvencionet për krerët janë sot të kushtezuara nga një numër më i lartë krerësh seç ishin në të shkuarën,. Ne besojmë se edhe ot që flasim, megjithëse kemi rritur numrin e krerëve, mbetemi në vazhdën e politikës që ka një fytyrë sociale, por transformimi nuk është ai i dëshiruari. Ne po i largohemi në mënyrë graduale financimit të vetmisë, të të qëndruarit veç, të të përsëriturit të ciklit vicioz të një mbijetese që nuk të çon asgjëkundi tjetër përveçse në një përpjekje për mbijetesë. Do të financojmë të gjitha ato pika të zhvillimit të bujqësisë së re, ku kontributorët në nivele të ndryshme janë të përfshirë, jo siç ndodhte në të kaluarën. Ata që grumbullojnë prej tyre e shesin janë të bashkuar, ndërkohë që secili bën punën e vet, tregtojnë të gjithë bashkë, kjo bën që të jetë një fakt. Ne mund të kemi interpretimet tona, por një fakt është që në fund të vitit të shkuar, u ngrit një piskamë e madhe për fundin e bujqësisë për vendosjen e kapakut të varrit për bujqësinë, në janar dhe në shkurt të këtij viti ka eksportuar 4 herë më shumë se në janar të vitit të shkuar. Nga doli kjo? Sepse në realitetin e bujqësisë tonë, kemi praktikisht pjesën që vazhdon rritet çdo vit dhe nuk varet nga ëmoshat. Siç bën Bashkimi Evropian me programin e IPALD-it. Duhet të nxisim fermerët, pavarësisht nga ajo që diskutojmë këtu, ne mund të kemi qasje të ndryshme, por nuk mund të diskutojmë bazën.