Ballina Lajme Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Shqipëria jo e varur nga...

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Shqipëria jo e varur nga gazi rus, ja ku bazohet 100%

1

SHBA, Kryeministri Edi Rama merr pjesë në takimet e nivelit të lartë në kuadër të sesionit të 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Në New York, SHBA vijojnë eventet, në kuadër të sesionit të 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një prej takimeve të nivelit të lartë, me krerë të shteteve dhe qeverive, ku u diskutua ndër të tjera për aktualitetin në Ukrainë, situatën energjetike dhe sulmet kibernetike, mes të cilëve edhe sulmet e shumëfishta ndaj Shqipërisë.

Kryeministri Rama bëri një panoramë të situatës së përgjithshme ku informoi se së fundmi sistemet digjitale të qeverisë shqiptare u sulmuan nga Republika Islamike e Iranit, përfundim ky i arritur pas një ekspertize të detajuar të skuadrës Microsoft dhe skuadrës së agjencive të specializuara amerikane.

“Për këtë, arsye, shpjegoi kryeministri, u ndërprenë në mënyrë të menjëhershme marrëdhëniet diplomatike me Iranin”.

Kryeministri tha ndër të tjera se i gjithë rajoni po përballet me sulme të kësaj natyre, përfshi këtu Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Rama ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës, ndërsa sa i takon diskutimeve mbi krizën energjetike në shkallë globale, kryeministri theksoi se Shqipëria nuk varet nga gazi rus, por bazohet 100 % në energjinë e burimeve hidrike.