Ballina Lajme Rama me kryeministrin Mitsotakis: Minoriteti grek, ura lidhëse mes dy vendeve

Rama me kryeministrin Mitsotakis: Minoriteti grek, ura lidhëse mes dy vendeve

1

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar vizitës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili po takohet me komunitetin minoritar grek në vendin tonë. Rama shprehet se minoriteti grek është ura e pazëvendësueshme lidhëse mes shqipërisë dhe Greqisë ndërsa theksoi se pakica kombëtare është e rëndësishme për ekonominë e vendit.

Ju kisha premtuar që do ta sillja këtu të birin e të atit, dhe ja ku e keni, është vërtet prekëse dhe për mua qe nuk pjese e minoritetit të jem sot këtu. Pas 30 vjetësh, pasi dhe i fundit kryeministër që ndaloi për të përshëndetur minoritetet, i ndjeri babai i kryeministrit aktual, Konstantinos Mitsotakis, i cili me shumë kënaqësi e ka pritur ketë ftesë. Faktikisht takimi duhej të zhvilloj pas samitit të BE, por kushtet e motit na detyruam ta shtynim , për të ardhur në një ditë si kjo e sotmja plot diell. Dua të them se për ne minoriteti grek është një urë e pazëvendësueshme mes dy vendeve. Përfaqësuesit e këtij komuniteti në sipërmarrjet shqiptare janë nder më të rëndësishmit në ekonominë tonë“, tha Rama.

Rama bëri të ditur se sheshi kryesor i Dropullit do të marrë emrin e Konstandino Mistotakis, babait të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis i cili po ashtu ka qenë kryeministër i grekëve në fillim të viteve ’90.

Këtu para jush, t’u japë fjalën bashkë me kryetarin e bashkisë ne kemi përgatitur projektin e rilindjes urbane të gjithë sheshit kryesor që do mbajë emrin e babait të kryeministrit aktual dhe në nderim të tij, do të vendoset edhe busti i kryeministrit. Për të merituar një bust në të ardhmen, Kiriako duhet të vijë nja 5 herë këtu. E para duhet të fitojë zgjedhjet njëherë se si mik mund të vijë sa të dojë po nëse nuk do jetë kryeministër, bust nuk ka. Në përvjetorin e të atit, ne shpresojmë ta kemi këtu. Kështu që Kiriako jep fjalën që do vish këtu për të inauguruar bashkë me mua se unë do jem prapë kryeministër sheshin edhe vendosjen e bustit të të ndjerit, babai tuaj. ”tha Rama.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizituar Himarën, nga ku ka premtuar mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë dhe ka kërkuar nga vendi ynë respektimin e të drejtave të minoritetit. Më herët edhe kryeministri grek vlerësoi komunitetin minoritar grek si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve.