Ballina Lajme Rama me grupin negociator Shqipëri-BE: Ju pret një sfidë e re

Rama me grupin negociator Shqipëri-BE: Ju pret një sfidë e re

1

Kryeministri Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat me ekipin e negociatave me Bashkimin Europian. Ai i bëri me dije grupit të negociatorëve se tashmë i pret një sfidë e re dhe se në Bruksel duhet të flitet për këmbëngulje. Në takim merrte pjesë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, si dhe Ministrja e Shtetit, njëkohësisht Kryenegociatore Majlinda Dhuka. Dhuka zëvendësoi diplomatin Zef Mazi. Sipas Ramës, ka shumë njerëz në administratë që as google nuk i gjen, por që kontribuojnë shumë për shtetin.

Kryeministri tha se tashmë misioni është që vendi të fitojë respektin në aspektin teknik, pas respektit politik që mori.

“Është themelore që të garantojmë me punën, me seriozitetin, me cilësinë e materialeve, me cilësinë e komunikimit që Shqipëria të shikohet me respekt në çdo hap. Atë respekt të fituar në aspektin politik ta fitojmë edhe në aspektin teknik. Skuadra shqiptarë në Bruksel të krijojë përshtypje serioziteti dhe në Bruksel të flitet për cilësinë e punës së skuadrës shqiptare”, tha Rama.