Ballina Lajme Politike Rama mbledh kryesinë e Partisë Socialiste

Rama mbledh kryesinë e Partisë Socialiste

1

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka thirrur ditën e sotme një mbledhje për kryesinë e Partisë socialiste.

Mësohet po mbahet në ambientet e selisë rozë, ndërsa ka nisur prej orës 19:00. Në fokus të bisedimeve janë zgjedhjet e ardhshme lokale, si dhe përgatitja e socialistëve në degë për fushatën elektorale.

Diskutime pritet të ketë për çështjet organizative, si dhe për emrat e kandidatëve me të cilët socialistët do të garojnë për bashkitë e vendit. Në përfundim të mbledhjes pritet që të mësohet më tepër për diskutimet e ndodhura pas dyerve të mbyllura.