Ballina Lajme Rama mbi situatën nga rreshjet: Mbi 100 efektivë nga FA dhe Emergjencat...

Rama mbi situatën nga rreshjet: Mbi 100 efektivë nga FA dhe Emergjencat Civile po udhëtojnë drejt Shkodrës!

1

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se më shumë se 100 efektivë nga Forcat Tokësore dhe Emergjencat Civile po i shtohen skuadrës në Shkodër.

Në një postim në rrjetet sociale, zoti Rama tha se ky hap u ndërmor në përpjekje për të shtuar forcën e reagimit në çdo situatë që mund të krijohet nga reshjet e shiut gjatë natës.

“Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim” shkruan zoti Rama.

/ rtsh.al /