Ballina Lajme Politike Rama letër Macron dhe Scholz: Të zbatohet plani franko-gjerman. Shqipëria rrezikohet nga...

Rama letër Macron dhe Scholz: Të zbatohet plani franko-gjerman. Shqipëria rrezikohet nga tensioni Kosovë-Serbi

2

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se dy ditë më parë u ka nisur një letër Presidentit Emmanuel Macron, Kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Presidentit të KE-së lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re konkrete të Francës dhe Gjermanisë me mbështetjen e SHBA për zbatimin e këtij plani.

Kryeministri theksoi se jemi në kushtet kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mund të shkojnë deri në përplaje të armatosur, gjë që sipas tij, do të ishte katastrofike dhe do përfshinte medoemos KFOR-in.

“Pardje i kam nisur një letër të dytë, pas asaj të draft-statutit, presisedit Macron, Scholz dhe për dijeni edhe presidenti të KE  l8idhur me dmd e një shtyse së re konkrete të Francës dhe FGjermanisë si kumbarët e planit franko-gjerman me mbështetjen e SHBA që plani franko-gjerman të zbatohet medoemos, në kushtet kur degradimi i situatës në veri nga përplasja e politikave të brendshme të dy shteteve po e rrit me orë klimën e tensionit duke rrezikuar një përplasje fatale të armatosur mes grupeve në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë, ccka do të ishte një katastrofë në mes së vcilës do përfshihej pastaj paevitueshmërisht KFOR”, tha Rama.

Kryeministri theksoi më tej se nuk mund të ketë normalitet mnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, përsa kohë kjo e fundit nuk liron menjëherë 3 efektivët e Kosovës.

“Jam para jush pas një dite tjetër të humbur pa dialog mes dy liderëve të Kosovës dhe Serbbisë në Bruksel, ndërkohë që situata mes dy shteteve degradon mes një spirale të rrezikshme.

Për sa kohë 3 efektivët e Kosovës vazhdojnë mbahen në burg në Serbi, nuk ka asnjë mundësi të ketë përparim në dialog apo deeskalim konkret pa kthimin e  tyre në shtëpi.

Nuk mund të ketë normalitet as në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, përsa kohë Serbia nuk i jep fund heqjes së lirisë së 3 policëve të cilët nuk kanë kryer asnjë krim. Edhe nëse e kanë kaluar vijën e kufirit, sikur ta marrim të mirëqenë këtë pretendim, në çdo legjislacion demokratik, për kalim të paligjshëm të kufirit, njerëzit arrestohen, pyeten e kthehen mbrapsht.

Mbajtja e tyre për ditë të tëra në burg, është e pajustifikueshme dhe e papranueshme. Përpjekja për të mbuluar këtë lajthitje shtetërore, për mbajtjen pa asnjë të drejtë të 3 policëve duke ngritur zërin për arrestime në veri të minoriteti serb nga forcat e Kosovës është shqetësues. Shtetet demokratike nuk u përgjigjen kurrë në mënyrë simetrike shkeljeve të pretenduara të të drejtave të bashkëkombësve në një shtet tjetër”, tha Rama.

/rtsh.al/