Kryeministri, Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, foto nga gara e përvitshme e motorsportit shqiptar, Rally Albania 2023, ku edhe në këtë edicion të 19-të, 22 shtete vijnë qark Shqipërisë.
Krahas fotove, Rama shkruan se gara Rally Albania 2023, me pjesëmarrjen e 22 shteteve duke i rënë qark e tërthorë Shqipërisë, promovon traditën më të mirë, kulinarinë fantastike dhe mrekullinë e rivierës tonë.
“Dhe me energjinë që përcjell Rally Albania 2023, në edicionin e tij të 19-të, me pjesëmarrjen e 22 shteteve duke i rënë qark e tërthorë Shqipërisë si promovim i traditës më të mirë, kulinarisë fantastike dhe mrekullisë së rivierës tonë, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Nga Voskopoja, Vlora, Velipoja, Lezha dhe Dibra të apasionuarit e motorsportit do vijojnë garën drejt Beratit për të përmbyllur sfidën e tyre me një ceremoni të ndarjes së çmimeve të shtunën në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.