Ballina Vendi Rama: Do marrim në administrim bashkitë nëse nuk përmbushen detyrimet!

Rama: Do marrim në administrim bashkitë nëse nuk përmbushen detyrimet!

1

Kryeministri Edi Rama është treguar mjaft i rreptë me bashkitë që kanë borxhe apo që nuk përmbushin detyrimet financiare.

Përballë kryebashkiakëve ai deklaroi se në rast se Bashkitë nuk përmbushin detyrimet e tyre financiare do të merren në administrim.

Rama u shpreh se do të veprojnë njësoj si bëhet në Itali apo Francë, duke marrë bashkitë në administrim.

‘Ne besojmë se potenciali për të bërë aktivitet ekonomik, financiar dhe fitimprurës është i gjithi aty. Mosshfrytëzimi i kapitalit nuk është i justifikueshëm. është e mundur, do vizion e vullnet e ekspertizë që thashë janë të gjithë partnerët këtu dhe qeveria në dispozicion e këto gjerë mund të bëhen. Një gjë që ministrja nuk e tha, se lajmin e keq ma le mua. Ne do marrim masa në rast të mospërmbushjes së detyrimeve financiare, siç bën gjithë bota, duke marrë bashkitë në administrim, siç bëhet në Itali e Francë, kur situata financiare bëhet një gropë kur bën sikur nuk e sheh. Do të bëhet dhe me buxhete, nuk do miratohen nëse nuk janë brenda parametrave financiare. ‘- tha Rama.