Ballina Bota “Raketat tona arrijnë deri në Athinë”/ Erdogan kërcënon Greqinë: Rrini urtë!

    “Raketat tona arrijnë deri në Athinë”/ Erdogan kërcënon Greqinë: Rrini urtë!

    1

    Turqia paralajmëroi Greqinë se një raketë mund të godasë kryeqytetin grek në rast se ata nuk ‘qëndrojnë të qetë’, duke përshkallëzuar më tej retorikën e saj kundër Greqisë.

    Tani kemi filluar të prodhojmë raketat tona”, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan gjatë një fjalimi në Turqinë veriore. “Sigurisht që ky prodhim i tremb grekët. Kur thua ‘Tayfun’, greku trembet dhe thotë: ‘Do të godasë Athinën’. Epo, sigurisht që mund të ndodhë”.

    Tayfun, është një raketë balistike me rreze të shkurtër e zhvilluar nga Turqia. Raketa, e cila u testua në tetor mbi Detin e Zi, goditi një objektiv në një distancë prej rreth 560 kilometrash.

    “Nëse nuk qëndroni të qetë, nëse përpiqeni të blini diçka për t’u armatosur nga këtu dhe atje, nga Amerika,ne nuk do rrimë thjesht tu shohim. Sigurisht që Turqia duhet të bëjë diçka”, kërcënoi Erdogan.

    Turqia ka rritur retorikën e saj kundër Greqisë në muajt e fundit mes asaj që Ankaraja e sheh si një rritje ushtarake në ishujt grekë të Egjeut, pranë vijës bregdetare të Turqisë. Në një kërcënim të përsëritur, të fshehur hollë, Erdogan ka thënë:

    “Mund të zbresim papritur një natë, kur të vijë koha”.

    Pavarësisht se janë aleatë të NATO-s, vendet fqinje kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada mbi një sërë çështjesh dypalëshe, duke përfshirë kufijtë detarë, kontinentale dhe mosmarrëveshjen e gjatë të Qipros.

    Top Channel