Ballina Bota Raketat ruse godasin Kievin dhe qytetet e tjera, viktima civile! Parashutistët rusë...

    Raketat ruse godasin Kievin dhe qytetet e tjera, viktima civile! Parashutistët rusë në Kharkiv, sulmojnë një spital!

    2

    Moska: Sot raundi i dytë i bisedimeve! Ukraina: Gati, por s’pranojmë ultimatume

    Teksa Ukraina ka hyrë në ditën e 7 të luftës, trupat ruse thuhet se kanë zbarkuar  mëngjesin e sotëm në Kharkiv, qyteti i dytë më i populluar i Ukrainës, sipas shërbimit të sigurisë të Ukrainës. Godina qeveritare, drejtoria e policisë, universitete e spitale u bomborduan në Kharkiv, duke lënë të vdekur 21 persona dhe 112 të tjerë janë plagosur.

    Kievi dhe qytetet e tjera në Ukrainë po bombardohen në sulme me precizion të lartë, ndërsa ushtria ruse ka rritur ofensivën e saj dhe po i afron forcat drejt kryeqytetit. Ministria ruse e mbrojtjes ruse  thotë se trupat e saj tani kanë pushtuar qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, por ky pretendim u mohua nga Ukraina. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për ndihmë nga Perëndimi, teksa thekson se e vetme, Ukraina nuk ja del dot kundër Rusisë. Ai tha se deri më tani, Ukraina ka vrarë  6000 rusë.

    Mijëra ukrainas po përpiqen të largohen nga Kievi, ndërsa ministria ruse e mbrojtjes paralajmëroi banorët që të largohen pasi planifikon të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas. OKB thotë se më shumë se 680,000 njerëz janë larguar tashmë nga qyteti.

    Moska ka bërë me dije se ata janë gati për të zhvilluar sot raundin e dytë të bisedimeve, për të gjetur një zgjidhje, ndërsa Ukraina ka shprehur gatishmërinë, por duke theksuar se nuk pranojnë ultimatume.