Radhe te gjata automjetesh jane vene re mbremjen e se dieles ne aksin rrugor Levan- Fier. Fluksi i automjeteve ka nisur rreth ores 19:00, atehere kur ka fillur edhe kthimi i pushuesve nga zonat bregdetare ne jug te vendit dhe deri pas ores 22:00 numri i automjeteve ne rruge nuk eshte ulur. Edhe pse prania e uniformave blu nuk ka munguar, drejtuesit e automjeteve jane detyruar te qendrojne ne rruge per minuta te tera.