Ballina Vendi Qeveria miraton pr.buxhetin për 2023-shin! Ibrahimaj: Pritet rritje ekonomike 2.6%.

Qeveria miraton pr.buxhetin për 2023-shin! Ibrahimaj: Pritet rritje ekonomike 2.6%.

1

Këshilli i Ministrave ka miratuar pr.buxhetin për vitin 2023. Në fjalën e saj Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar se qeveria parashikon që gjatë vitit 2023 inflaconi të fillojë të ngadalësohet duke arritur në nivel mesatar 3.6%. Ibrahimaj deklaroi se gjatë vitit të ardhshëm parashikohet një rritje me një normë 2.6 % e ekonomisë në terma realë dhe 5.7% në terma nominalë.

“Gjatë 2023 parashikojmë që ekonomia shqiptare të rritet me një normë 2.6 % në terma realë dhe në 5.7 % në terma nominalë. Parashikojmë që gjatë 2023 inflacioni të fillojë të ngadalësohet duke arritur në nivel mesatar prej 3.6 %. Do vijojmë që gjatë vitit të ardhshëm të kemi një konsolidim fiskal duke reduktuar normat e deficitit dhe duke parashikuar një balancë primare pozitive. Si nga kahu i të ardhurave dhe shpenzimeve, pr.buxheti reflekton këto parametra makro-ekonomikë: një recesion teknik të vendeve të BE dhe prandaj ne kemi ulur parashikimin për vitin 2023, në 2.6%. Marrim parasysh rreziqet që lidhen me parashikimet për vitin e ardhshëm. Pr.buxheti do prezantohet me detaje në javët në vijim. Ky buxhet do mbështesë energjisë elektrike, mos rrtijen e energjisë elektrike dhe kategoritë e shtresave në nevojë”, tha Ibrahimaj.