Ballina Vendi Qeveria e Maqedonise miraton paketen e masave per ti ber ball krizes

Qeveria e Maqedonise miraton paketen e masave per ti ber ball krizes

1

Qeveria e Maqedonisë së Veritut ka miratuar një paketë me 26 masa për t’i bërë ballë krizës ekonomike të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi njofton se mes vendimeve të miratuara është heqja e TVSH-së për disa ushqime si buka, mielli, sheqeri, qumështi, vaji, vezët dhe orizi.

Gjithashtu qeveria maqedonase ka vendosur të ndërhyjë për të ulur çmimin e naftës dhe benzinës.

“Si rezultat i angazhimit të qeverisë, ku bën pjesë edhe Alternativa, sot u shënuan këto rezultate:

produktet themelore ushqimore, si buka, mielli, sheqeri, qumështi, vaji, vezët dhe orizi do të shiten pa TVSH

e ulëm çmimin e benzinës për 11.5 denarë

e ulëm çmimin e dizelit për 10 denarë

miratuam pako me 26 masa që kanë për qëllim ta zbusin krizën ekonomike

Vazhdojmë ta bëjmë dallimin!

AlternAtivA në shërbim të qytetarëve”, bën me dije Gashi.