Ballina Lajme Qendra e Cakranit po merr pamjen e një qendre urbane në saj...

Qendra e Cakranit po merr pamjen e një qendre urbane në saj të punës se vazhdueshme të bashkisë Fier. Një tjetër premtim i mbajtur i kryetarit Armando Subashi

1

Po shkojnë drejt përfundimit punimet në qendrën e Cakranit tashmë me një fizionomi tërësisht të rinovuar dhe me përfitime për komunitetin e kësaj zone. Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, sistemit të rrjetit të kanalizimeve të urjeave, vazhdimit të procesit të shtrimit të pedonales, trotuareve, tashmë ndërmarrja e gjelbërimit ka filluar punën e saj në drejtim të dekorit të gjelbër proces ky i nisur që në javët e fundit të vitit të kaluar.

Me këto ndërhyrje të fundit qendra e Cakranit po merr pamjen e një qendre urbane në saj të punës se vazhdueshme të Bashkisë Fier, duke realizuar kështu dhe një nga ambiciet e kryetarit Armando Subashi në këtë drejtim. Ndërkohë ndërmarrja e gjelbërimit në bashkinë e Fierit po punon në një sërë frontesh të punës së saj në gjithë territorin e qendrës dhe njësive administrative.

Në këto ditë të fillmvitit si koha e përshtatshme për kujdesin ndaj pemëve dhe shkurreve dekorative ndërmarrja e gjelbërimit ka intensifikuar kujdesin si në drejtim të qendrës urbane të qytetit të Fierit dhe periferive të saj. Kështu, nëpër rrugët dhe sheshet e lagjeve të shndërruara në lulishte pas çlirimit nga ndërtimet pa leje, po punohet për zëvendësimin e pemëve të thara për të pasur më shumë gjelbërim në pjesët e tjera të vitit.

Bashkia Fier kujdeset për shtimin e hapësirave të gjelbërta në të gjithë territorin. Ende vazhdon procesi i mbjelljes së pemëve për të pasur kështu më shumë oksigjenm por përballë këtyre inetsimeve kërkohet një rritje e kujdesit të banorëve për ti ruajtur ato, sepse cdo pemë e mbjellë është një buxhet i taksapagueve fierakë./Tv Kombi/