Ballina Lajme Qëlloi gruan dhe vrau veten me plumb në kokë, kush është shqiptari...

Qëlloi gruan dhe vrau veten me plumb në kokë, kush është shqiptari që humbi jetën. Prindër të një vajzë 2-vjeçe

1

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Itali, ku shqiptari Oltjon Sallaku, 21 vjeç qëlloi me armë zjarri gruan e tij dhe më pas vrau veten.

Mediet italiane bëjnë me dije se Lamia Elmari, 18-vjeçarja marokene, e cila mori një plumb në gjoks, është jashtë rrezikut për jetën.

Sallaku qëlloi veten me plumb në kokë dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e djeshme në via Martin Luther King në Cassano delle Murge, pas një sherri.

Në momentin e të shtënave, vajza e vogël, 2 vjeçe, ndodhej me gjyshen. Oltjoni punonte usta dhe cilësohej nga njerëzit që e njihnin si një djalë i mirë.

Një mik tregon se e ka takuar pak para gjestit fatal dhe dukej i qetë.

Çfarë ndodhi kur ai hyri në shtëpi? Dhe pse ai që përshkruhet si një djalë i mirë kishte një armë? Ka ende shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje. Puna e hetuesve vijon për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.