Ballina Sport Qatar 2022 nis me surpriza/Pas Argjentinës, humb dhe Gjermania ndaj Japonisë.

Qatar 2022 nis me surpriza/Pas Argjentinës, humb dhe Gjermania ndaj Japonisë.

1

Qatar 2022 ka nisur me surpriza të bujshme.

Ashtu si dje Argjentina, dhe Gjermania dështoi të fitojë ndeshjen e parë debutese të “Katar 2022”, përballë Japonisë, me ndeshjen e cila përfundoi me rezultatin 1-2.

Japonezët u hodhën në sulm të parë madje arritën të shënonin që në minutën e 8’, por goli u anullua pasi u realizua në pozicion të parregullt. Kaq do të mjaftonte për të nisur dominimin e “pancerave”, të cilët arritën të zhbllokonin sfidën në minutën e 33’ të ndeshjes, pas një 11-metërshi të ekzekutuar me saktësi nga Ilkay Gundogan.

Pas shënimit të golit të parë dominimi gjerman vazhdoi me Kai Havertz, i cili gjeti rrugën e rrjetës por ashtu si goli i parë i ndeshjes dhe ai u anullua për pozicion jashtë loje gjatë ndërtimit të aksionit.

Pas një kontroll loje të vazhdueshëm nga Gjermania, japonezët arritën të gjenin golin e baraspëshës me të sapo futurin në lojë Ritsu Doan, në minutën e 75’ dhe vetëm 8’ minuta më vonë në të 83’ Takumi Asano përmbysi komplet rezultatin duke i dhënë tifozëve japonez një “surprizë” fantastike në ndeshjen e tyre debutuese të këtij Botëror