Ballina Bota Putin drejt titullit perandor? Aleatët e Kremlinit propozojnë ndryshim të titullit: Mos...

    Putin drejt titullit perandor? Aleatët e Kremlinit propozojnë ndryshim të titullit: Mos e quani president, ai është sundimtari ynë

    1

    Aleatët e Kremlinit kanë kërkuar që Vladimir Putin të cilësohet si ‘Sundimtari’ i vendit dhe jo me titullin e tij aktual ‘President’.

    Partia Liberal Demokrate (LDPR) ka sugjeruar përdorimin e “Pravitel”, një titull rus i cili sipas tyre i përshtatet më shumë statusit dhe rolit të Putinit.

    Partia e krahut të djathtë ka 22 vende në Parlamentin e vendit, nga 450 që janë në total.

    Kjo parti aktualisht përdoret nga Kremlini për të përhapur “butësisht” idetë e tij më radikale dhe për të mbledhur prova mbi popullaritetin e tyre.

    LDPR ka argumentuar në mediat ruse se titulli aktual ‘President’ i Putinit në fakt u krijua për herë të parë në SHBA në shekullin e 18-të dhe “Pravitel” duhet të përdoret në vend të tij pavarësisht nga konotacionet e tij autokratike.

    Pravitel ka lidhje të thella dhe historike në Rusi, me familjen Romanov që ka pothuajse kontrollin total të vendit si “Car” nga 1613 deri në 1917.

    Por Car është një shkallë më lart Pravitel, pasi nënkupton “Perandor”.

    Termi President nisi të përdorej vetëm pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kur Mikhail Gorbachov u identifikua si presidenti i vendit.

    Përpara kësaj, liderët e BRSS njiheshin si Kryetar i Partisë Komuniste ose Sekretar i Përgjithshëm.

    Kritikët e Putinit kanë argumentuar se ai tashmë ka fuqi totale në Rusi dhe sundon si një car autokratik.