javascript:”;
Vlorë- Detaje të reja mësohen nga shpërthimi që tronditi Vlorën sot në orët e para të mëngjesit.
Në lagjen “Pavarësia”, një sasi lënde plasëse ishte vendosur poshtë makinës luksoze të 31 vjeçarit Ermal Kasa nga Elbasani. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ermal Kasa ishte zhvendosur për të jetuar në Vlorë prej pak kohësh, pasi punonte si ekonomist në një prej kazinove të qytetit bregdetar. Njihet si personazh i qetë dhe dyshohet se shpërthimi ka lidhje me ndonjë konflikt në vendin e punës.
Policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes.