Ballina Vendi Publikuan video në rrjete dhe u bënë objekt i medias angleze, Zyrtarja...

Publikuan video në rrjete dhe u bënë objekt i medias angleze, Zyrtarja e lartë: Kemi dëbuar 1000 shqiptarë. Ky është vetëm fillimi!

1

Britania e Madhe- Britania e Madhe ka dëbuar rreth 1000 shtetas shqiptarë, kriminelë të rrezikshëm dhe emigrantë të jashtëligjshëm gjatë këtij viti. Të dhënat zyrtare nga qeveria britanike tregojnë se mes shqiptarëve të dëbuar ka edhe kriminelë të dënuar për vrasje, përdhunime, drogë por edhe emigrantë që kaluan Kanalin në mënyrë të jashtëligjshme.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha:

Kjo tregon se ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të larguar ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu dhe jam krenare që kemi larguar pothuajse 1000 shtetas shqiptarë. Dua të jem e qartë se ky është vetëm fillimi. Sot, statistikat e Home Office tregojnë se Mbretëria e Bashkuar ka dëbuar 1,741 shtetas të huaj që nga 1 janari 2022. Disa prej shtetasve shqiptarë të dëbuar këtë vit janë:

Një individ i dënuar me 18 vjet burg për furnizim me drogë të klasit A ​​(kokainë) me vlerë më shumë se 2 milionë funte. Ky shqoptar u kthye në një fluturim çarter në qershor

Një individ i dënuar me 20 vjet burg për furnizim me drogë të klasit A dhe ai u kthye në një fluturim çarter në korrik

Një individ i dënuar me tre vjet burg për tentativë për t’u përfshirë në komunikim seksual me një fëmijë, ky shqiptar u kthye në një fluturim çarter në qershor.