Ballina Bota Publikohen pamjet tronditese/Brenda shtëpisë së pilotit grek, vrasësit barbar të gruas 20-vjeçare

    Publikohen pamjet tronditese/Brenda shtëpisë së pilotit grek, vrasësit barbar të gruas 20-vjeçare

    1

    Dalin pamje tronditëse nga vrasja e 20 vjeçares Caroline Crouch, e cila u mbyt në sy të fëmijës së mitur nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos.

    Televizioni grek “MEGA” ka publikuar pamje ekskluzive brenda shtëpisë së pilotit, Babis Anagnostopoulos.

    Në fotot e dokumentuara nga policia greke, shfaqen pamje brenda banesës së çiftit, ku edhe ndodhi krimi. Në njërën prej fotove  shihet jastëku me të cilin autori torturoi për 6 minuta bashkëshorten derisa i mori jetën.

    Gjithashtu shihen edhe pamjet e krevatit të vajzës 11 muajshe të çiftit, si dhe shkalla me të cilën piloti vari qenin. Këto foto janë publikuar rreth një viti pasi ndodhi ngjarja e rëndë, e cila vazhdon të jetë në qendër të mediave greke

    Ndërkohë, kujtojmë se pas vrasjes Babis Anagnostopoulos shpiku një skenar grabitjeje për të kamufluar krimin duke e bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Por në fund rezultoi se 20-vjeçarja britanike u mbyt për vdekje me një jastëk nga vetë bashkëshorti.