Gjatë stinës së verës janë jo të pakta rastet e personave që humbin jetën në plazhe si pasojë e atakut kardiak.
“Temperaturat ekstreme janë gjithmonë të dëmshme. I ftohti i nxjerr më shpejt simptomat, ndërsa i nxehti më tepër lidhet me uljen e tensionit arterial dhe goditjet nga i nxehti.
Këshilla e parandalimit të një arresti kardiak është të mos futesh në det menjëherë, duke kaluar nga një temperaturë e nxehtë e trupit në një temperaturë të ftohtë. Kjo mund të sjell një aritmi vdekjeprurëse, e cila në rastet fatale kur personi është thell në det nuk arrin të shpëtoj. Megjithatë personat që e dinë problemin e tyre me zemrën tregojnë kujdes të shtuar ndaj daljes së tyre në plazhe.
Ndër këshillat e tjera do të rendisja të shmangim daljet në diell gjatë pikut të temperaturave. Mos të futemi në det menjëherë pas të ngrënit, si dhe një shenjë sado e vogël në kraharor të mos e neglizhojmë, por të kryejmë kontrollin e nevojshëm mjekësor.”,është shprehur mjekja kardiologe Dr. Daniela Teferici për Dritare Tv.