Ballina Rajoni Protestë kundër Vuçiç, opozita serbe: Nuk do të lejojmë pranimin e pavarësisë...

Protestë kundër Vuçiç, opozita serbe: Nuk do të lejojmë pranimin e pavarësisë së Kosovës

1

Partia e të djathtës opozitare protestoi kundër vendimit të presidentit Vuçiç për të pranuar propozimin europian që normalizon raportet me Kosovën. Duke e quajtur presidentin serb tradhëtar, drejtuesit e partive opozitare janë shprehur se nuk do të lejojnë që pavarësia e Kosovës të pranohet.

“Plani franko-gjerman, sipas asaj që vetë Vuçiç ka pohuar, na kërkon ne të njohim pavarësinë e provincës sonë jugore. Ai tha se ne jemi të gatshëm të pranojmë atë plan dhe të punojmë për zbatimin e tij.

“Ta dini: Ne nuk jemi të gatshëm ta pranojmë atë”, deklaroi Milos Jovanovic, kreu i Partisë Demokrate të Re.

Nga ana tjetër, kryetari i partisë DVERI, Bosko Obradovic është shprehur se Vuçiç po pengon Asamblenë Kombëtare dhe se ai do të mbrojë pushtetin e tij duke shitur Kosovën.

“Thelbi është që Presidenti i Republikës po pengon Asamblenë Kombëtare, përmes mazhorancës së tij parlamentare, që të arrijë ndonjë konkluzion në këtë sesion, për ta kufizuar atë në vazhdimin e negociatave. Ai kërkon të ruajë të drejtën për të shitur Kosovën dhe të mbrojë pushtetin e tij përmes asaj shitjeje.”/Opinion.al