Ballina Vendi Protestat për naftën/ Rama shpall vendimin: Akti normativ i ri brenda 48...

Protestat për naftën/ Rama shpall vendimin: Akti normativ i ri brenda 48 orëve, çmimin e vendosim me Bord! Do veprojmë si në kohë lufte

1

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sinjale ndërhyrje nga ana e qeverisë për kontrollin e çmimit të shitjes së karburantit. Ai ka njoftuar ngritjen një bordi të posaçëm në të cilin do të bëjnë pjesë furnizuesit, njerëzit e kompanive të naftës dhe përfaqësuesit e qeverisë, ku do të përcaktojnë edhe çmimin e shitjes së naftës. Kush do të dalë këtij vendimi, sipas kryeministrit do të ketë sanksione.

“Brenda 48 orësh ne do të themi se si dhe çfarë do të bëjmë. Për hir të detyrës dhe për mënyrën se si e kuptoj unë detyrën, si nderin më të madh që i bëhet, unë nuk fle edhe kur ata që na japin receta të gatshme flejnë. Unë njoh shumë familje në detaje, sa askujt nuk i është dhënë mundësia, e askush nuk mund të më japë leksione se si jetojnë njerëzit. Sot që ky vend është në luftë dhe do të veprojmë sikur jemi në luftë”, tha Rama.

Më tej ai theksoi se do të ketë një bord kombëtar për gjendjen e jashtëzakonshme. “Bord kombëtar për gjendjen e jashtëzakonshme. Marzhi i fitimi do të përcaktohet nga kjo tavolinë. E ku do të flitet për të gjitha aspektet që nga grumbullimi, depozitave dhe shitjes. Deri në një vendim të dytë kështu do të veprojmë . Ne nuk do të lejojmë të shfaqen çmime të pamiratuara nga bordi, e do të shpallim masa. Do të jetë një tryezë e furnitorëve dhe qeverisë. Nuk është dita për të fituar, por për të rezistuar, jo për t’u ndarë, por për tu bashkuar”, tha Rama.

Deklarata e Ramës

“Brenda kësaj jave thashë që do kemi përballimet e kësaj situate. Se të thuash lufta s’ka lidhje me këtë rritje çmimesh në Shqipëri është pa lidhje. Sepse s’ka shpjegim tjetër se përse u rritën çmimet zgupthi. Disa thonë se unë nuk duhet ta çojë Shqipërinë në luftë. Ajo atje është lufta e shqiptarëve po ashtu. Rritja e çmimit të naftës gazit të miellit, nuk vjen si pasojë e faktit që Shqipëria iu bashkua sanksioneve, sepse vjen për të gjitha vendet si ato që vunë sanksione dhe për ato që vunë sanksione. Edhe Serbia ka rritur çmimet edhe pse nuk vuri sanksione.

Nëse do ishte zgjidhja hiq taksën do prisnim të na e sugjeroni nga facebook, patjetër që jo do e kishim bërë me kohë. Sepse si rregull tregu i lirë si lëviz çmimet sipas urdhra të qeverisë. Mos duhet të rrimë duarkryq? Jo. Siç i dolëm në mbrojtje njerëzve në pandemi do u dalim sërish në mbrojtje në këtë situatë të jashtëzakonshme. Ne s’do rrimë duarkryq dhe ta trajtojmë këtë çështje si të ishim në paqe. Brenda javës do u themi çfarë do të bëjmë për të adresuar këtë problematikë të nxehtë. Kush thotë se këta janë në një botë tjetër flet përçart. Brenda javës dmth brenda 48 orësh do u themi se çfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë për të adresuar këtë problematikë të nxehtë.

Nuk funksionon kështu. Hoqëm para shumë kohësh TVSH mbi bukën, rezultati: Asnjë ulje çmime. Tregu i lirë nuk i lëviz çmimet me urdhër. Nuk do të rrimë duarkryq. Duhet t’ju kthej në ditët e tërmetit dhe pandeminë. Siç i dolëm mbrojte atëherë njerëzve të këtij vendi, do i dalim përsëri në nevojë njerëzve në këtë situatë. Kur them është situatë e provokuar nga lufta, atëherë nuk do të rrimë duarkryq. Duhen disa orë për të vendosur gjërat bashkë. Unë nuk fle, edhe kur të gjithë ata që na japin recetat e gatshme flenë. Aq shumë shqiptarë, familje, përballen me vështirësitë sa askujt nuk i është dhënë mundësia që ti njoh. Mos më jepni leksione si jetojnë njerëzit, sepse jetoj me njerëzit.

Unë i dëgjoj edhe këta, e të gjithë të tjerët, por në fund të ditës përgjegjësia për të udhëhequr ngrihet mbi fakte, të vërteta. Tani, përtej faktit se nafta është mall në tregun e lirë, sot përderisa themi që ky vend është në luftë. Nuk është në luftë me armë, por ka ardhur lufta në këtë vend me faturën e çmimit të naftës dhe çmimet e tjera. Duhet të trajtojmë situatën si në luftë. Do të ndërhyjmë duke krijuar brenda 48 orësh, pjesë e planit, që do të shpaloset i gjithi, me një akt normativ, një bord kombëtar të administrimit të karburantit kur furnizuesit do të bëjnë transparencën në mënyrë të përditshme dhe marshi do të përcaktohet në atë tavolinë dhe do të flitet për të gjithë aspektet. Nuk do të shfaqen çmime të miratuar më parë nga bordi do të përcaktohen masa drastike për ata që cënojnë vendimet e bordit”.