Ballina Vendi Protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetari me mesazhin e veçantë: Kam ardhur...

Protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetari me mesazhin e veçantë: Kam ardhur t’u jap lule policëve

1

Protesta kundër rritjes së çmimeve është zhvilluar edhe këtë të dielë në sheshin Skënderbej. Një qytetarë ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të protestuar, ai ka protestuar me lule.

Qytetari është shprehur se ka zgjedhur këtë formë në formë simbolike për policët që sipas tij “kanë ndihmuar Ramën që ai të mbushë burgjet”.

“Unë jam një nga ata që më ka katandisur Rama që të shkel ligjin. Meqë ka bërë shumë punë që qendrat sociale i ka mbushur e burgjet unë si llumi i Shqipërisë, kam ardhur tu jap lule policeve që kanë ndihmuar Ramën që ne të shkelim ligjin dhe ai të mbushë burgjet”, tha qytetari.