Ballina Lajme Protesta e thirrur nga Berisha, Balla: Ka si qëllim pengimin e BE...

Protesta e thirrur nga Berisha, Balla: Ka si qëllim pengimin e BE mos ta shpallë “non grata”

1

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar protestën e thirrur nga Sali Berisha me 6 dhjetor, ditën kur dhe do të mbahet Samiti BE dhe Ballkanit Perëndimor, për herë të parë ne vendin tonë. Për Ballën, siç ai e quan mitingu i Berishës nuk është kundër qeverisë, por ka si qëllim pengimin e vendimmarrjen së BE për ta shpallur “non grata” vetë kreun e PD, zgjedhur nga Rithemelimi Sali Berishën.

Thirrjet për të zhvilluar mitingje në një ditë feste, sikurse është mbajtja e Samitit të BE, më 6 dhjetor, bie ndesh me traditat e shqiptarëve. Në këtë ditë, ku për here të parë, udhëheqësit do të jenë në Shqipëri, Saliu vendos të bëjë mitingun pikërisht me 6 dhjetor, kur ndërkohë ka 365 dite të vitit për ta bërë. Shqiptari nuk e ka për zakon ta presi mikun me protesta, pasi sikurse janë pritur të gjithë miqtë, mendoj se na karakterizon mikëpritja. Unë mendoj se halli i Berishës është të pengojë vendimmarrjen e BE për ta shpallur “non grata. Pra protesta nuk është kundër qeverisë shqiptare por për hallin e tij”, tha Balla.

Sali Berisha do të thërrasë protestën në Tiranë më 6 dhjetor, ditën e samitit BE dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar. Berisha shprehet se kjo protestë bëhet në të njëjtën ditë me qëllimin që Evropa të kuptojë problemet reale të shqiptarëve.