Ballina Vendi Protesta e  7 korrikut, pensionisti apel nga selia e PD: Kam çerek...

Protesta e  7 korrikut, pensionisti apel nga selia e PD: Kam çerek pensioni dhe gjysmë shtëpie! Ata që bëjnë sikur s’e shohin zbrazjen e atdheut…

1

Pëllumb Zade një nga protestuesit e “Unazës së Re” i është bashkuar thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në protestën e 7 Korrikut.

1de6e164-d782-429d-b15d-07ce65eb8baf

Nga selia blu e cila është hapur këto ditë për qytetarër që do të bëhen pjesë e protestës ai renditi disa nga arsyet që e kanë shtyrë të ndërmarrë këtë vendim.

“Unë jam Pëllumb Zade, 79 vjeç, pensionist. Jam një prej “të mbijetuarve” të Unazës së Re. Jam pak më me fat se të tjerët, sepse kam humbur vetëm gjysmën e shtëpisë.

Për veten mund të them se jam një shqiptar me çerek pensioni dhe gjysmë shtëpie. Ka një mijë arsye për të dalë në protestën e 7 korrikut.  Janë rrogat e ulëta, pensionet e mjera, çmimet pa tavan dhe, mbi të gjitha, shpërfillja e qeverisë.

Arsyeja madhore është shpopullimi. Kam një pyetje për të gjithë ata që bëjnë sikur nuk e shohin zbrazjen e atdheut. Kush do të paguajë për pensionin tim sot dhe për pensionin tënd nesër, nëse vendi zbrazet nga forca punëtore dhe arsenali njerëzor!?Një pyetje e kam edhe për ata që thonë se kanabisi nuk na bën gjë, se ne nuk e përdorim”, u shpreh ai.

Ai iu drejtua ndërkombëtarëve me një pyetje se pse e përkrahim një qeveri të tillë në vendin tonë dhe a do e lejonin një qeveri të ngjashme në vendin e tyre.

“Po kur të vejë te fëmijët? Po nuk qenë fëmijët e mi do të jenë të tutë.  Një pyetje kam për ndërkombëtarët: Si e përkrahni një qeveri të tillë në vendin tim? A do ta lejonit një qeveri të ngjashme në vendin tuaj?

Jam Pëllumb Zade. Jetoj vetë i pestë me një pension 18 mijë lekësh.   Kur një prej nesh është në rrezik, Shqipëria është në rrezik”, tha Zade.